Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte (1 shtator).
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras.
Mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me motorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...