Policia e Krujës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Krasta”, duke parandaluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të mbrojtur, në Krastë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar fidanë të mbjellë me kanabis. Lidhur me këtë, kanë arrestuar një shtetas, ndërsa kanë proceduar në gjendje të lirë një bashkëpunëtor të tij.
Gjatë një kontrolli të thelluar të territorit, policia ka parandaluar tentativën për kultivim të kanabisit në një hapësirë pyjore në fshatin Krastë.
Si rezultat i hetimeve, është arrestuar shtetasi me iniciale Sh. A., 22 vjeç, ndërsa shtetasi me iniciale M. B., 18 vjeç, u procedua në gjendje të lirë. Dy të rinjtë kanë kultivuar së bashku bimë narkotike në një zonë pyjore të fshatit Krastë, në Krujë.
Po ashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar edhe automjeti i 22-vjeçarit, i cili përdorej për të transportuar fidanët narkotikë deri në vendin e kultivimit./euronews.al
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...