Një person është qëlluar me armë zjarri në Ksamil.
Sipas policisë së Sarandës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:40, ku 53 -vjeçari, Agron Xhezairi banues në Ksamil është qëlluar me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në fshatin Ksamil të Sarandës, persona të paidentifikuar ende, kanë qëlluar me armë zjarri 53- vjeçarin, i cili për shkak të plagëve të marra në trup ka ndërruar jetë disa minuta më vonë.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës, ky dyshohet se krimi është kryer me armë zjarri të llojit “Automatik”, raporton tvklan.
53 vjeçari është babai i Arbi Xhezairit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Aleksandër Bardhit, 3 muaj më parë në fshatin Shëndëlli të Sarandës.
Më 30 tetor në automjetin e Agron Xhezairit u vu një bombë e telekomanduar, ku ai arriti ta zbulonte para shpërthimit dhe policia bëri çaktizizimin.
“Liria ka Emër” pritet nga Haxhiu: Marrin mbësht...
Mbërrijnë në Hagë vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi
Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...