Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në faqen e saj në “Facebook”, ka treguar një histori të dhimbshme të familjes së saj gjatë kohë së sistemit komunist.
Statusi i plotë, pa ndërhyrje
Nga Jozefina Topalli
Te dashur miq. Para disa ditesh duke vizituar Porto Palermon, Xhoana Topalli gjeti te gdhendur ne muret e saj emrin e xhaxhait , Ferdinand Topalli. Ferdinandi ishte 12 vjec kur e internuan aty bashke me te vellain , Kolec Topallin 10 vjec , te motren Suzana Topalli 16 vjece dhe nenen e tyre.
Nderkohe vellain 18 vjec Genarin e kishin futur ne burg bashke me te atin. Familja e tyre u ndeshkua per fajin e vetme se Nush Topalli ishte nje tregtar i madh dhe i biri tjeter ( 20 vjec) u arratis nga vendi. Sic shihet ne foton poshte , ishte 10 Dhjetor 1949. Nderkohe, ne Shkoder sundonte nje frike e terror i padegjuar.
Familje te shumta u internuan ne Tepelene dhe Porto Palermo. Fotoja poshte eshte nje shenje e nje historie te dhimbshme , jo thjesht per familjen tone. Ne ate kamp kane vdekur nga uria e kushtet e tmershme shume femije. Ajo eshte nje thirrje per kujtese. Per mua e familjen time eshte thellesisht prekese sepse pas dy ditesh qe gjetem te gdhendur ne mur nga nje femije 12 vjec emrin e tij e daten e internimit , njeriu jone i dashur Ferdinandi ndrroi jete.

Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...