Policia njofton rastin e braktisjes së një vajze të mitur nga vetë e ëma e saj. Ngjarja ka ndohur në Kavajë, ku shtetasja me inicialet A.H ka braktisur fëmijën e saj, një 16 vjeçare.
Në njoftimin e policisë nuk bëhet me dije shkaku i këtij veprimi nga ana e 44-vjeçares, por ajo që mësohet është se gruaja e ka braktisur të bijën kur të dyja kanë qenë në Francë. E mitura është gjetur nga policia dhe raportohet se ndodhet aktualisht në një qendër sociale.
Policia ka nisur hetimet dhe dosjen me kallëzimin penal ndaj 44 vjeçares e ka dorëzuar në Prokurori.
“Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.H, vjeç 44, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se duke qenë jashtë shtetit, ka braktisur fëmijën e mitur E H, vjeç 16, i cili aktualisht ndodhet në një qendër sociale në Francë. Neni 124 i Kodit Penal’, thuhet ne njoftimin e policise.
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut