Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka reaguar lidhur me mbylljen e disa bizneseve të vogla.
Duma përmes një postimi në facebook , thotë se, plani ynë për biznesin e vogël është frymëmarrje, 0.5 % e xhiros do jetë taksa për ta, dhe do rrisim konsumin duke çuar paratë në xhepat e shqiptarëve, raporton arbresh.info
Ky është postimi i plotë:
Biznesi i vogël është burim pune dhe të ardhurash për shumicën e shqiptarëve.
Biznesi i vogël, nuk është aspak “i vogël” në peshën e madhe që mban si punësuesi kryesor dhe zgjidhësi kryesor i shërbimeve dhe jetës së përditshme.
Me mijëra biznese të vogla janë mbyllur!
Ndaj plani ynë për biznesin e vogël është frymëmarrje, 0.5 % e xhiros do jetë taksa për ta, asnjë rëndesë tjetër në taksa lokale.
18% pesha e kontributit të sigurimeve në paga, që do të lehtësojë pagesat e përmuajshme.
Do rrisim konsumin duke çuar paratë në xhepat e shqiptarëve, se shumica falimentojnë se s’ka konsum.
Më 25 Prill Shqipëria Fiton!
Hoxhaj: Do t’i them “po” çdoherë një kandidature nga familja...
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...