A mund të cënohet mbajtja e zgjedhjeve lokale njëherë në 4 vjet nëse nuk garantohet pluralizmi politik i tyre?
Kjo është pyetja thelbësore në shkresën që Gjykata Kushtetuese i ka dërguar Komisionit të Venecias në shqyrtimin e padisë për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Kushtetuesja bëri publike tri pyetjet ku ndër të tjera kërkon konfirmim nëse është kompetente për shqyrtimin e këtij rasti apo jo.
Gjykata kushtetuese bëri publike tri pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias në lidhje me çështjen që po shqyrton për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Me anë të një deklarate, Kushtetuesja bën të ditur se në seancën plenare të datës 23 qershor 2021, pasi dëgjoi parashtrimet e kërkuesit dhe subjekteve të interesuara, vendosi të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim.
Pyetja e parë që shtrohet në adresën e Komisionit të Venecias, është nëse Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor. Pyetja e dytë ligjet me parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe pluralizmit politik.
Pyetja nr. 2: Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Gjykata Kushtetuese pyet komisionin e Venecias në pikën e tretë të kërkesës së saj nëse në një situatë të një klime pasigurie juridike, a e ka cënuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje dhe a duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?
Ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 që u zhvilluan pa opozitën po shqyrtohet nga gjykata kushtetuese pas një padie të depozituar nga Bindja Demokratike.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese ka në shqyrtim çështjen e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”.
Në seancën plenare të datës 23.06.2021, Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi parashtrimet e kërkuesit dhe subjekteve të interesuara, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë një opinion amicus curiae nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim.
Gjykata, pasi vlerësoi edhe pyetjet e propozuara nga palët, ka çmuar të nevojshme të parashtrojë pyetjet e mëposhtme për të sqaruar aspektet kryesore të këtij gjykimi:
Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
Pyetja nr. 2 Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?
Nëpërmjet shkresës nr. 291 prot., datë 09.07.2021, Gjykata Kushtetuese i është drejtuar Komisionit të Venecias me kërkesën për dhënien e një opinoni amicus curiae, një kopje e plotë e së cilës u është vënë në dispozicion edhe palëve në proces, si dhe gjendet në linkun e mëposhtëm në shqip dhe në anglisht.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen