Pas përfundimit të festave të fundvitit, pikat kufitare të vendit po përballen me fluks të shtuar lëvizjesh, kryesisht në dalje, ndërsa emigrantët po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Sipas të dhënave zyrtare, më datë 3 janar, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3.310 shtetas, ndërsa kanë dalë 6.231 shtetas, ndërsa në Qafë Thanë, janë regjistruar 3.259 hyrje dhe 3.144 dalje shtetasish.
Ndërkohë, në PKK Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e SPK kanë përpunuar gjithsej 9.496 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 2.497 në hyrje dhe 6.999 në dalje. Gjithashtu, janë përpunuar 3.299 mjete, përkatësisht 966 në hyrje dhe 2.333 në dalje.
Autoritetet kufitare bëjnë me dije se po punohet me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin dhe për të shmangur pritjet e gjata.
/rtsh.al/
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...