Bashkia Mat ka nisur përgatitjet për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2022.
Gjatë një ceremonie festive në sheshin “Kastriotët” në Burrel u realizua ndezja simbolike e dritave të pemës së Vitit të Ri.
Fëmijë dhe banorë të qytetit të Burrelit iu bashkuan zbukurimit të qytetit dhe pemës nga ana e bashkisë Mat.
Ndërkohë kryebashkiaku Agron Malaj tha se kjo është një ditë e bukur pas një viti të vështirë.
“Ju uroj një vit të mbarë të gjitha familjeve matjane. Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë uroj që jeta e çdo banori të kësaj treve të jetë më e mirë, më e begatë, më e lumtur”, tha Malaj./tch
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...