Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi, përmes aksit Shirokë–Zogaj–Kufi, po shkon drejt përfundimit.
Në një postim në Facebook, Rama thekson se ky investim synon të bashkojë ofertat turistike të dy zonave, duke rritur aksesin, numrin e vizitorëve dhe mundësitë për komunitetin lokal, si dhe duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të turizmit në rajon.
“Drejt përfundimit rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, një investim që do të bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit. Më shumë akses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...