Gjatë vizitës së tij zyrtare në Holandë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Hagës për Studime Strategjike dhe ambasada shqiptare në Holandë, ku ndau me parlamentarë holandezë, opinionistë dhe diplomatë, këndvështrimin e Shqipërisë mbi perspektivën europiane jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë Ballkanit Perëndimor.
“Që kur Shqipëria nisi udhëtimin e saj antikomunist, prioriteti ynë kombëtar ka qenë dhe është anëtarësimi në Bashkimin Europian. E kemi pasur gjithmonë të qartë që rruga jonë drejt BE-së është e patjetërsueshme. Ballkani nuk ka alternativë tjetër përveç përfshirjes në familjen evropiane. Shqipëria ka bërë përparim në plotësimin e prioriteteve, përmbushja e të cilave forcon themelet e një demokracie funksionale të bazuar në shtetin e së drejtës dhe në një ekonomi të zhvilluar, të aftë për të sjellë prosperitet për qytetarët”, tha ministri në fjalën e tij.
Ministri bëri një panoramë të reformave dhe rezultateve të Shqipërisë në rrugën drejt Europës, që nga vitet e para pas 90-ës deri në ditët e sotme kur Shqipëria po troket në derën e BE-së për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
Sipas tij, është koha e duhur që BE të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor, pasi Europa bëhet më e fortë. “Marrëdhëniet me BE dhe perspektiva e integrimit evropian janë çelësi i stabilitetit dhe ecurisë së reformave në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri, i cili shtoi se shumë nga sfidat me të cilat përballet sot Ballkani Perëndimor, janë të njëjta edhe për vendet e tjera, përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së. Rrjedhimisht, vetëm duke punuar së bashku, Evropa mund të jetë më e fortë për të përballuar sfidat, për të garantuar siguri, mirëqënie sociale dhe prosperitet për qytetarët e saj./TCH/
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh