Në kuadër të qëndrimit të tij në Nju-Jork për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 70-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushati zhvilloi takime me homologët e Arabisë Saudite, Koresë së Jugut dhe Kazakistanit dhe me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite Adel Al-Jubeir, të dy ministrat vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehën vullnetin për avancimin e mëtejshëm të tyre, duke u ndalur kryesisht në aspektin ekonomik.
Palët vunë në dukje se plotësimi i kuadrit ligjor dhe intensifikimi i shkëmbimit të vizitave midis dy vendeve do të shërbente me tej në këtë drejtim.
Dy ministrat ndanë mendimin se vazhdimi i bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare është me interes për të dy vendet.
Ministri Bushati falënderoi homologun për mbështetjen e deritanishme dhënë ndaj Kosovës dhe inkurajoi që ajo të vijohet edhe me kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO.
Gjithashtu, Ministri Bushati kërkoi mbështetjen e Arabisë Saudite për të lobuar në njohjen e mëtejshme të Kosovës nga vendet e Ligës Arabe , ku roli i Arabisë Saudite në këtë drejtim është tepër i rëndësishëm.
Ministrat shkëmbyen pikëpamje mbi situatën dhe zhvillimet në rajon e më gjerë. Ata ndanë mendimin se përballimi i kërcënimit që paraqet ISIS dhe terrorizmi për paqen e sigurinë në botë kërkojnë një koordinim sa më të mirë të përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër tyre, njoftoi MPJ e Shqipërisë.
Seancë e jashtëzakonshme të premten për miratimin e buxhetit...
SHBA nis heqjen e shtetësisë ndaj një të dyshuari për krime ...
PDK-ja e “rikthen” një ulëse në Kuvend, siguron sërish manda...
Merz: Armëpushimi duhet të ruajë sovranitetin e Ukrainës
Reshjet e shiut shembin një rrugë në Veternik
Evakuohen disa familje në Gjakovë si pasojë e reshjeve