Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell sot ka qenë në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Borrell tha se Shqipëria tashmë i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme që të integrohet në BE dhe për këtë do të ketë mbështetjen e tij deri në fund të rrugëtimit.
Sipas tij, është e rëndësishme që Evropa të jetë e bashkuar.
“Ka ardhur koha që të rigjallërohet procesi i zgjerimit. Ka ardhur të rigjallërohet procesi i zgjerimit dhe të integrohet Ballkani Perëndimor në BE”.
“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe unë e mbështes punën që bëhet dhe do të mbështes ecurinë e hapjes së negociatave. Më lejoni të them se unë dhe kolegët e mirë dhe komisioneri Oliver jemi të përkushtuar që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe sot më shumë se kurrë duhet që të përkrahim evropianët e bashkuar. Nuk mund të them diçka që mundtë më angazhojë mua se nuk varet prej meje por ne po bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Borrell./arbresh.info/
KQZ vazhdon numërimin e votave me postë që kanë arritur në K...
Udoyen Akpan largohet nga Drenica
Lladrovci: Situata po shkon drejt përmirësimit në Drenas – k...
Vlora përfshihet nga një stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në a...
Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA, ofic...
Bora fiton çerekfinalen e parë ndaj Rahovecit 029