Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një mesazh falënderimi në rrjetin social X, Presidenti Begaj e cilësoi këtë vizitë si një shenjë të miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të fortë mes Shqipërisë dhe Jordanisë.
Kreu i Shtetit deklaroi se “Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta të paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës fetare”.
Presidenti Bajram Begaj nisi ditën e djeshme një vizitë shtetërore dyditore në Jordani me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II.
Vizita me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, ngriti në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve.
Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit.
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare