Policia në Britaninë e Madhe ka mbajtur pas hekurave për 15 orë një shqiptar për të cilën dyshuan se po shiste bimë narkotike.
Në fakt, Agim Agaj, kishte çaj mali. Ai iu nënshtrua kontrolleve të rrepta pasi policia e ndaloi për t’i kontrolluar automjetin dhe aty i gjetën gjethet e çajit.
Efektivët e policisë menduan se Agimi kishte marijuanë në disa kontejnerë plastikë që i kishte vendosur mes sediljeve të parme.
53-vjeçari tregoi për The Sun: “Ishin dy policë. Njëri prej tyre hapi derën e furgonit dhe pa që kisha një kontejner plastik të madh. Ai i tha policit tjetër, “ka marijuhanë”. Unë u thashë që nuk është drogë, është çaj mali. Por s’më dëgjuan. Thjesht më arrestuan. Çaji nuk ngjan fare si i tillë. Edhe një fëmijë mund ta dallojë çfarë është çaj dhe çfarë është kanabis.”
Agimi u mbajt në qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset dhe pasi u mor në pyetje ditën tjetër u lirua pa akuza./A2cnn/
Çfarë është Delta Force? Njësia elitare sekrete amerikane që...
Drejt përfundimit rruga Shkodër–Mal i Zi/ Rama: Investim që ...
KQZ vazhdon numërimin e votave nga diaspora, janë numëruar 4...
Deri në dy orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova
Qëndrim Ismajli njofton largimin nga Tirana
Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative për poetin Rushit...