Dhjetëra persona me simptoma helmimi janë paraqitur në spitalin e Krujës që prej mbrëmjes së djeshme. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë kërkuar trajtim mjekësor sepse pjesa më e madhe kishin diarre e të vjella që shkaktojnë dehidratim.
“Kam kriza barku, dhimbje koke, të vjella. I shfaqa shenjat mbrëmë. Dyshoj tek uji duke e pirë përditë. S’kemi ku të dyshojmë”, tha një qytetar.
Situata e helmimit të banorëve të Krujës ka vënë në lëvizje autoritetet vendore, si dhe policinë e prokurorinë e Krujës për të kuptuar shkaqet e kësaj situate të rënduar shëndetësore në popullatën e Krujës.
Personat me simptoma janë nga zona të ndryshme të Krujës, ndaj dyshimet janë përqendruar te cilësia e ujit të pijshëm që rrjedh në rubineta.
Për këtë arsye është ndërprerë furnizimi me ujë nga rrjeti i ujësjellësit në Krujë. Vendimi është marrë nga njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor në pritje të përgjigjes së analizave për ngarkesën mikrobike/bakterologjike të ujit.
Mbi 80 përqind e popullatës në Krujë konsumon ujin e çezmës në përditshmërinë e tyre.
Drejtues të ujësjellësit të Krujës shprehen se janë në pritje të analizave të ujit për të vërtetuar dyshimet që kanë rënë mbi ujin si burim infeksioni për banorët dhe ndërmarrë veprime të mëtejshme./tch
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...