Një i ri nga Korça ka gjetur vdekjen pas një konflikti me thika në Elbasan, njoftoi Ora News.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme pranë stadiumit të qytetit “Elbasan Arena”, ndërsa viktima është Gentian Bajraktari, 21 vjeç.
Mësohet se i riu është qëlluar disa herë me thikë, ndërsa ka ndërruar jetë në spital.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se “agresori ka kaluar me thikë në dorë mes lagjeve”.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.
Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vrasjes së të riut, lajmëroi Ora News.
Adam Wharton drejt Real Madridit
Ky person po kërkohet për vjedhje, lajmërojeni policinë nëse...
Hargreaves zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to ...
Ramosaj vendos t’i ndihmojë me nga 500 euro personat me sëmu...
10 të dënuar për ngacmim kibernetik kundër Brigitte Macron
Digjet një objekt pranë stadiumit, nuk ka të lënduar