Rupert Grint dhe e dashura e tij, Georgia Groome po presin të bëhen prindër për herë të parë.
Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grint ka njoftuar se e dashura e tij, Georgia Groome është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, shkruan “Mirror”, përcjell portali arbresh.info
Aktori, 31 vjeç, i njohur për interpretimin e Ron Weasley tek “Harry Potter”, dha lajmin e bukur të premten.
Rupert dhe Georgia, 28 vjeç, e cila shquhet për rolin e saj në “Angus”, “Thongs” dhe “Perfect Snogging”, janë bashkë që nga viti 2011.
Të enjten, Georgia doli me barkun e rrumbullakosur teksa u pa bashkë me Rupert në veri të Londrës, duke u furnizuar me ushqim në periudhën e pandemisë COVID-19.


Dyshja u fotografuan të lumtur duke shëtitur në diell, më pas ata vizituan një farmaci dhe një dyqan ushqimor.
Vitin e kaluar, çifti nxiti thashethemet për martesë ndërsa Georgia kishte vendosur një unazë të artë në gishtin e martesës. /arbresh.info/
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...