Mbrëmë, e shtunë, u transmetua Post Big Brother VIP Albania, ku u diskutuan një sërë çështjesh që kishin mbetur pezull pas përfundimit të spektaklit.
Mes shumë temave të trajtuara, një ndër më të përfolurat ishte marrëdhënia mes Eglit dhe Blerinës, motrës së Gjestit.
Kishte qarkulluar lajmi se Egli kishte hequr nga ndjekësit e saj në Instagram Blerinën, çka ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime mbi një prishje të mundshme të marrëdhënies mes tyre.
Në studio, Egli dha një sqarim të qartë për këtë situatë, duke mohuar që kishte ndërmarrë vetë një veprim të tillë.
“Profili im patjetër që menaxhohet edhe nga njerëz të cilët janë adapt për pjesën e menaxhimit dhe thjesht janë bërë ‘unfollow’, njerëz të cilët nuk më kanë ‘follow’, kjo është e gjitha, nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me Blerinën”.
Ledioni e pyeti: “Nuk të kishte follow?”
Egli u përgjigj: “Jo nuk më kishte”.
Ledioni shtoi: “Pse nuk të kishte?”, ndërsa Egli tha: “Po për këtë pastaj nuk e di, nuk di të jap një përgjigje sepse nuk e kemi këtu prezentë Blerinën”.
Me këtë deklaratë, Egli theksoi se nuk ka asnjë problem personal me Blerinën dhe çdo spekulim që është bërë në rrjete sociale nuk qëndron. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...