Tolgahan Sayisman zbulon emrin me të cilin e thërret Almedën në shqip

18:37 | 15 Nëntor 2020
A Z

Tolgahan Sayisman ka publikuar një fotografi të Almedës në rrjete sociale.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave shqiptare por jo vetëm, ata janë të njohur edhe në ato turke, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, çifti ndajnë shpesh foto krah njëri tjetrit, ku nuk mungojnë as dedikimet romantike nga përditshmëria.

Së fundmi Tolgahan, ka shpërndarë në Instastory një foto të Almedës, ku shkroi “Te dua shume breteshe”.

Këtë fjalë e ka rishkruar edhe Almeda në thonjëza, pasi e postoi në llogarinë e saj, “Hahahah ‘mbreteshe’”.

“Edhe unë të dua shumë zemra ime!”, ka qenë ky mbishkrimi i bukuroshes shqiptare.

Të ngjashme