Sonte është spektakli i radhës i Big Brother Albania!
Mesa duket organizatorët kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë banorëve, duke futur në shtëpi një prej këngëtarëve më të dashur të muzikës hip-hop.
Por, me shumë gjasa ato që do të gëzohen më shumë nga futja në shtëpi e reperit, do të jenë femrat e shtëpisë, pasi nëse themi Ledri Vula, pak janë ato vajza që nuk do të donin ta takonin nga afër.
Nuk dihet ende se me ç’mision do të hyjë Ledri sonte në shtëpinë me të famshme, por ajo që dihet me siguri është se efekti suprizë për banorët, e sigurisht më shumë për seksin femër, do të jetë i padiskutuar.
Ej, po sikur të qëndronte Ledri disa ditë në shtëpi?! Atëherë po, që do të turbullonte ca ujëra mes çifteve simpatiku i showbiz-it shqiptar. Epo do ta shohim sonte gjatë spektaklit ‘efektin’ Ledri./Bordo

Ndërprerja e energjisë “Te Qafa” në Prishtinë, s...
Numërohet 83 % e votave me postë, prin VV
Adam Wharton drejt Real Madridit
Ky person po kërkohet për vjedhje, lajmërojeni policinë nëse...
Hargreaves zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to ...
Ramosaj vendos t’i ndihmojë me nga 500 euro personat me sëmu...