I angazhuar vazhdimisht me emisionin e tij tejet të suksesshëm, Labinot Gashi, edhe pas martesës, duket se nuk po gjen kohë për të pushuar.
Ishte tejet mediatik javën e fundit, shkaku i martesë super luksoze që arriti të bëjë tipike siç e kishte planifikuar, me numër të të ftuarve më tepër sesa çdo dasmë e VIP-ave deri më tani.
Kjo, në radhë të parë, e bëri të ishte kryefjalë e medieve rozë, për të vazhduar me kreativitetin e lartë për të cilin është shquar gjithmonë moderatori, shkruan Kosovarja.
E kur di të jetë për të tjerët një super organizator, për vete nuk ka se si të jetë ndryshe.
Këtë e dëshmoj, marrja e nuses me tren, diçka që ishte shumë e veçantë, dhe jo e praktikuar në dasmat tona tradicionale, e mos të flasim tutje, për detajet më të vogëla, që e karakterizuan natën e ceremonisë së martesës së tij.
Ngaqë është bërë zakon pas kurorëzimit, çiftet e sapomartuara t’ia mësyjnë brigjeve të ndonjë plazhi luksoz për të kryer muajin e mjaltit, kemi pritur që diçka e ngjajshme të ndodh edhe me Labin e Qëndresën.
Por, po del të jetë e kundërta, shkaku i agjendës së ngjeshur të moderatorit si udhëheqës i emisionit.
Këtë e konfirmoi vetë Labi, teksa ka publikuar disa pamje në kohë xhirimesh me emisionin, sekuenca nga pamja mahnitëse e Rugovës.

Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...