Nora dhe Era tashmë të njohura dhe shumë të pëlqyera të publikut. Këngëtare me shumë këngë, me disa klipe, me shumë oferta për mbrëmje muzikore në Kosovë, Shqipëri e në diasporë.
Të përfolura e shumë të diskutuara nëpër mediat shqiptare, si Nora ashtu edhe Era.
Tashmë edhe të mësuara me thashetheme e spekulime gjithfarë, të cilat nuk u bëjnë aq përshtypje dhe nuk i pengojnë për të realizuar projekte, të cilat mirëpriten dhe shpejt bëhen edhe hite e refrene dite.
Ndoshta, mu nga thashethemet e shumta, ato e duan kohën e fëmijërisë, kur ishin të vogla, rriteshin me ëndrra të bëhen të famshme, por jo me kaq përfolje.
Për sot, zgjodhëm një foto tejet interesante, tek shihen bashkë tri motrat Istrefi: Nora, Nita dhe Era.

Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...