Samantha Fox rrëfehet: U pagua 50 mijë dollarë për të kënduar për bosët e drogës

00:26 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Këngëtarja Samantha Fox ka rrëfyer për përvojat e saj, pasi njëherë kishte kënduar për bosët e drogës në Kolumbi.

Vajza magjepsëse që në vitet ’80-’90 ishte yll i skenës muzikore, ka udhëtuar drejt Amerikës së Jugut për të kënduar për ditëlindjen e njërit nga bosët e drogës, shkruan “Mirror”, transmeton portali arbresh.info

Në autobiografinë e saj, përpos rrëfimeve për ngacmime seksuale, ajo është hapur për marrëdhëniet e saj me kartelet e drogës.

Ylli 51 vjeçar tha se në kohën kur ajo këndoi në Kolumbi, lufta e George Bush ndaj drogës po bëhej shumë e ashpër dhe se asnjë këngëtar nuk kishte guxim të përformonte atje.

“Kur arrita atje më prisnin 10 mijë njerëz në aeroport. Ata ishin të lumtur”, tha ajo.

Gjatë performancës ajo ka theksuar se dikush i ishte ofruar dhe kishte kërkuar nga ajo që të këndontë në 21 vjetorin e vajzës së tij natën e ardhshme për 50 mijë dollarë.

“Mendova se ishte vetëm një njeri i pasur që kërkonte të bënte më shumë për vajzën e tij, por më pas ishte e qartë se cila ishte puna e tij”, tha Fox.

Sam u dërgua më pas në një shtëpi të madhe dhe u ruajt nga njerëz të armatosur.

Megjithë lëshimin e një apologjie publike, promotorët mbajtën Samun, pajisjet e saj dhe uzurpuesit e saj peng, derisa u pagua një shpërblim 100,000 dollarë.

“Babai im përfundoi duke fluturuar nga Anglia me të hollat. Bëmë një koncert falas, morëm pasaportat dhe u ikën në Panama”.

Ndër të tjera ajo zbulon edhe një detaj gjatë një koncerti në Delhi, ku thekson se “meshkujt më shumë se e kishin dëgjuar, e kishin imagjinuar trupin e saj”, pasi gjatë koncertit ata zhveshnin këmishat për të shfaqur trupin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme