Një akuzë e re për përdhunim të fëmijëve është ngritur ndaj regjizorit të njohur Roman Polanski.
Aktorja gjermane Renate Langer është shprehur se regjizori e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në Gstaad kur ajo ishte vetëm 15-vjeç.
Sulmi i shkurtit të vitit 1972 është akuza e fundit, pas një varg akuzash të ngjashme të bëra nga katër femra të ndryshme kundër 84-vjeçarit, i cili tani është i martuar me 2 fëmijë.
Polanski është deklaruar fajtor në SHBA në vitin 1977 për përdhunimin e Samantha Geimer kur ishte vetëm 13 vjeç, por ai u largua nga vendi përpara se të dënohej.
Regjizori jeton në Paris me familjen e tij, pasi Franca nuk ka një traktat ekstradimi me Amerikën.
E pyetur nga New York Times se përse nuk kishte treguar më parë 61-vjeçarja Renate është shprehur: “Nëna ime do të kishte pësuar atak në zemër. U ndjeva e turpëruar, humba veten dhe isha vetëm.”

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen