Producenti i njohur, së fundmi i dënuar me burg për shkak të ngacmimeve seksuale karshi një numëri të madh aktoresh, Harvey Weinstein, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
68-vjeçari është vendosur në izolim brenda burgut ku është duke vuajtur dënimin, transmeton portal arbresh.info
Ai u transferua në burg nga Ishulli Rikers në Neë York City, ndërsa besohet se ai është infektuar me koronavirus përpara se të transferohej.
Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulmet seksuale
Ëeinstein është dënuar me 23 vjet burg për shkak të ngacmimeve seksuale dhe përdhunimeve në botën e filmit.
Përpara se të burgosej, avokatja e tij ka vënë në theks shëndetin e tij të dobët. Në secilën paraqitje gjyqësore në Manhattan ai është parë duke përdorur një bastun.
Ai është akuzuar nga një numër i madh aktoresh për ngacmim seksual dhe përdhunim, e cila fushatë më pas u përcoll në të gjithë botën me hashtagun #metoo./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...