Çifti i njohur i Hollivudit, Tom dhe Rita Hanks u prekën të dy nga koronavirusi, por e kaluan me sukses këtë sëmundje. Para Covid, Rita është përballur edhe me kancerin e gjirit, prandaj frika se nuk do t’ia dilte, ishte shumë e madhe.
Prandaj ajo kërkoi dy gjëra nga bashkëshorti i saj Tom Hanks nëse do të vdiste e para.
Pas shërimit të saj, e ftuar në programin “Kelly Clarkson Show”, ajo tregoi për bisedat serioze që bëri me Tom ato kohë: “E para i thashë, dua që ti të jesh i hidhëruar për shumë kohë për mua. Së dyti, nuk dua një funeral të zakonshëm, por një festë. Dua që njerëzit të mblidhen, të argëtohen, të tregojnë histori, pra të duket si një festë jo si mort“, rrëfeu Rita e cila në fakt doli fitimtare nga kjo betejë.
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme