Aktorja e njohur britanike Dame Diana Rigg ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ajo do të mbahet mend për rolet e saj në serialet “The Avengers” si Emma Peel dhe në “Game of Thrones”, ku ka luajtur si Olenna Tyrell.
Vajza e 82-vjeçares, aktorja Rachael Stirling, u shpreh se e ëma e saj ndërroi jetë për shkak të kancerit, sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar në muajin mars.
Diana Rigg do të mbahet mend edhe për rolin e saj si Tracy në vitin 1969 në filmin për Shërbimin Sekret të Mbretëreshës. Aktorja e ndjerë është gjithashtu e vetmja grua që ka luajtur në një prej filmave të James Bond dhe u martua në rol me agjentin 007.
Shumë aktorë dhe regjisorë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur./lapsi/

Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje