Një konkurencë e ashpër ndaj dy shoqeve të fëmijërisë duket se do i ndjekë gjatë gjithë jetës, pasi një akuzë mjaft absurde është ngritur ndaj aktores Mila Kunis.
Shoqja e saj e fëmijërisë e cila kërkon të bëhet e famshme përpos tentativave si këngëtare, e ka akuzuar aktoren se i ka vjedhur një pulë vite më parë.
Pretendohet se ngjarja ka ndodhur kur ato kanë qënë fëmijë, ndërsa Mila Kunis e ka cilësuar absurde.
31 vjeçarja me origjinë nga Ukraina, akuzohet nga Kristina Karo, shoqe fëmijërie e Kunis, se kur ishin ende në vendlindjen e tyre, 25 vite më parë, aktorja ishte aq ziliqare për pulën e shoqes, sa i’a vodhi.
Siç raporton TMZ, Kristina, e cila po përpiqet të lançojë karrierën e saj si këngëtare në SHBA, kërkon 5 mijë dollarë dëmshpërblim nga Kunis, pasi sipas saj, humbja e pulës e la për një kohë të gjatë të dëshpëruar.
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...