Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku një ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë.
Zharku i cili ishte i fejuar me modelen e njohur Monika Uka, mbrëmë janë martuar në një atmosferë shumë të ngrohtë me rrethin e ngushtë të familjes.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie që ka postuar në profilin e tij në Facebook.
‘Mbrëme, me një atmosferë shumë të ngrohtë dhe me plot dashni nga rrethi i ngushtë familjarë, Monika dhe Unë jemi martuar!!!’, kishte lënë mbishkrim Zharku.
Zharku e Uka kanë marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë e fansat e tyre.
Kujtojmë se Monika shumë shpesh e ka shoqëruar tashmë bashkëshortin e saj në festivale të ndryshme.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen