Maria Zeme godet fuqishëm me “Mama mia”

19:14 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Artistja që iu është futur tregut muzikor, Mariana Zema, ka nisur të pëlqehet mjaft nga publiku.

Maria njihet me coverin e saj “Ëngjëjt qajnë”, nga Argjentina Ramosaj, shkruan arbresh.info.

Është nga Korça por jeton në Prishtinë ku edhe ka vendosur të bëhet pjesë e skenës muzikore shqiptare duke bombarduar kështu me hitet e saja si një nga femrat e vetme këngëtare që trajton zhanrin hip-hop.

Ajo para pak kohësh ka publikuar projektin e saj  me titull “Mama Mia”,  ku tekstin dhe muzikën e ka shkrua Nurteel.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale