Karakteri i tij i njohur nuk i mbijetoi fundosjes së “Titanikut” në filmin me po të njëjtin titull.
Por në jetën reale, Leonardo DiCaprio arriti të shpëtojë një njeri nga mbytja ndërsa ishte në pushimet e tij në Karaibe muajin e kaluar.
Një burim konfirmoi për DailyMail.com se ylli i Hollywwodit, 45 vjeç, ishte në bordin e një anijeje në ishullin St.

Shpëtimi dramatik ndodhi më 30 dhjetor kur kapiteni i anijes DiCaprio ishte në bord kur dëgjoi që një francez, 24 vjeç, kishte rënë nga një anije lundrimi.
Aktori menjëherë ra dakord se anija duhej të drejtohej për të ndihmuar në kërkim dhe pasi kërkuan orë të tëra në ujë të vrazhdë, ata vunë re burrin duke tundur duart.

Ekuipazhi ishte në gjendje ta tërhiqte atë nga uji pak para fillimit të natës ndërsa një stuhi gjigante shiu u zhvendos në atë zonë.
Anija e DiCaprios ishte e vetmja që kërkonte njeriun e zhdukur që u përball me një vdekje të sigurt në mes të oqeanit.

Në fakt, kapiteni i anijes e përshkroi shpëtimin e suksesshëm si një rast unik “një në një miliard”.
Si shumë të famshëm, ylli i filmave “The Revenant” dhe “Inception” e kaloi periudhën midis Krishtëlindjes dhe Vitit të Ri duke njomur diellin në Saint Barts.

Ai u shoqërua në udhëtimin e tij nga e dashura Camila Morrone, 22 vjeçe. /Telegrafi/

Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses