Ajo është një nënë shumë e butë për fëmijët e saj.
Kim Kardashian edhe njëherë dëshmoi se ajo vazhdon t’i jap përparësi fëmijëve të saj, kjo për arsye se ditën e djeshme u pa përderisa po vizitonte një dyqan për fëmijë në Los Aanxhelos, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Kardashian u pa teksa po i blinte dhurata të mëdha fëmijëve të saj, por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen më shumë ishte pamja e Kim Kardashian.

37 vjeçarja shihej se ishte veshur qartë për përgatitje për një ditë me shi. E veshur me një triko ngjyrë blu të ndezur dhe një bluzë të lirshme e të trash për tu mbrojtur nga të ftohtit.

E pamja e saj si gjithmonë bëri që të gjithë të kthejnë kokën në rrugën ku kalonte ajo.
Ylli po ashtu tregoi edhe fizikun e saj me të cilin ka kohë që është duke punuar në palestër, e bashkë me fizikun ajo tregoi edhe fytyrën e saj të bukur e grimuar me një shtresë kozmetike, duke përfshi një hije të zezë tek sytë.


Megjithatë Kim edhe pse hyri në dyqan të fëmijëve ajo nuk i kishte të vegjlit e saj me vete.
Ndryshe, Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë së bashku, dy vajza dhe një djalë./Arbresh.info
Skandali i basteve në Turqi – zbulohen detaje të reja
Irani po rindërton arsenalin e tij të raketave, me shpejtësi...
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Aksident me fatalitet në Shkodër, shoferi slloven godet për ...
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...
Limaj mirëpret lirimin me kusht të Isni Kilajt: Lajmet e mir...