Vetëm një ditë pasi Khloé Kardashian pranoi se kishte bërë fotoshop me vajzën e saj, True, në fotot e bëra në Disneyland, Kim Kardashian po përballet me akuzat për modifikimin e pamjes së Pete Davidson në fotot e tyre të fundit në Instagram.
Llogaria ‘ProblematicFame’, e cila fokusohet në ekspozimin se si “instagrami mund të ndikojë në standardet e bukurisë”, ndau një foto të Davidson në profil së bashku me një pamje tjetër të komedianit në postimin e Kimit.
Pavarësisht analizave, një burim ka treguar për ‘Page Six’ ekskluzivisht se nuk kishte asnjë “Photoshop” të përfshirë.
“Pamja e hundës dhe e qafës së Pete nuk u ndryshuan gjithsesi,”tha burimi. “Imazhi i paraqitur krah për krah tregon fytyrën e tij në një kënd tjetër, dhe ai buzëqesh më shumë, kështu që nuk mund të jetë një krahasim.”
Page Six ka parë gjithashtu versionin origjinal të fotografisë në fjalë, i cili në fakt është një foto Live dhe asgjë nuk është ndryshuar. Por asgjë nuk do ta ndalojë internetin të spekulojë, kështu që fansat postuan teoritë e tyre në Twitter.
“Do të qaja nëse dikush do të më bënte një ndërhyrje të hundës me fotoshop dhe të nofullës”, shkroi dikush.
“Ai sinqerisht duket më mirë në realitet!!” ka shkruar një fans tjetër .
“Fotoja reale duket më mirë,”komentoi dikush.
Disa fansa gjithashtu debatuan nëse ishin vetëm këndet e ndryshme që i dhanë Davidson një pamje të ndryshuar, ndërsa të tjerë bënë shaka se lidhja e tij me Kardashians do të thotë se ai mund të kishte rënë në të vërtetë pre e ndërhyrjeve estetike.
“Epo ai ka qenë me Kardashians, kështu që është e mundur që të ketë bërë pak punë. ????,” pohoi një tjetër .
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës