Ylli i reperit botëror, Kanye West, ka folur në një intervistë së fundmi edhe rreth spekulimeve se ai është pjesë e rrjetit të madh të njerëzve me ndikim të madh në botë, illuminatit.
Kanye West hedhë poshtë që ai të jetë pjesë e Illuminatit, e madje edhe qesh me këto spekulime.
“Kam dëgjuar një koment, një shaka, se Tidal dhe konferenca për shtyp ka qenë një moment i illuminatit. Nëse vërtet aty ka pasur illuminati, atëherë do të kishte më shumë kompani prezente”.
“Aty nuk do të ishin njerëz që dhanë jetën për muzikën dhe shpeshherë në kuriz të tyre bartën njerëzit që vërtet e udhëheqin botën”.
“Unë jam lodhur nga njerëzit që i thonë muzikantëve se janë illuminati. Kjo është qesharake. Ne nuk udhëheqim asgjë, ne jemi yje. Ne jemi fytyra të brendeve. Ne duhet që të zbatojmë atë që themi nëpër tekste këngësh në mënyrë që të mos humbim kontratat. Madonna është në të 50-tat e saj dhe ajo dha gjithçka e në fund akuzohet se është Illuminati. Ajo gjykohet për atë që ajo adaptohet në kohë”.
“Në dreq të shkojë i gjithë sensacionalizmi. Ne kemi dhënë jetën tonë. Ne i dhamë zemrat tona. Ne ju kemi dhënë juve mendimet tona”, u shpreh Kanye West
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...