Johnny Depp tha se ai kurrë nuk ka ‘goditur asnjë grua’ në jetën e tij, pasi rasti i tij gjyqësor kundër ish-bashkëshortes Amber Heard po vazhdon.
Aktori i Pirates of the Caribbean mori fjalën sot në Gjykatën e Qarkut Fairfax në Virxhinia, në gjyqin e tij për shpifje, transmeton portal arbresh.info
58-vjeçari po padit aktoren e Aquaman për një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi në The Washington Post, në lidhje me përvojat e saj të abuzimit gjatë kohës sa ishte e martuar me Depp.
“Unë vetë nuk kam arritur kurrë pikën që të godas Heard bë asnjë mënyrë, as nuk kam goditur ndonjëherë ndonjë grua në jetën time”, tha Depp gjatë seancës së sotme.
Ai tha se arsyeja pse e ngriti padinë është sepse ai ka një ‘përgjegjësi’ për të pastruar emrin e tij dhe se ‘qëllimi i tij është të thotë të vërtetën’.
Depp i tha gjykatës se Heard po sillte akuza ‘të neveritshme dhe shqetësuese’ se ai kishte qenë i dhunshëm ndaj saj gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre.
“Kjo është tronditje, thjesht gjërat nuk duhet të shkonin në këtë drejtim, pasi asgjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ai.
“Unë krenohem me ndershmërinë… me të vërtetën. E vërteta është e vetmja gjë që më intereson”, shtoi ai.
Depp tha gjithashtu se ai “ndiente një përgjegjësi” për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tij – Lily-Rose dhe Jack – të cilët dyshohet se ishin ekspozuar ndaj akuzave ndërsa ishin në shkollë.
Depp fillimisht ngriti një padi kundër Heard në mars 2019, por çështja u vonua për shkak të pandemisë dhe ajo filloi me 12 prill./arbresh.info/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...