Harnaaz Sandhu nga India u kurorëzua Miss Universe 2021 të dielën.
Konkursi ishte organizuar këtë vit në Izraelin jugor.
Në një fjalim në skenë gjatë konkursit, Sandhu u kërkoi të rinjve “të dinë se jeni unik dhe kjo është ajo që ju bën të bukur, mos e krahasoni veten me të tjerët.
“Kam besuar në veten time dhe kjo është arsyeja pse po qëndroj këtu sot”, shtoi ajo, nën duartrokitje të forta nga publiku.
Konkursi u mbajt në qytetin turistik të Eilat, me 80 gra nga e gjithë bota që konkurruan për kurorën. Mbrëmja e së dielës ishte dita e fundit e garës, ku eliminimet ngushtuan numrin e finalistëve deri sa mbetën dy të fundit, shkruan CNN, transmeton arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje