Djali i bosit kolumbian të drogës Pablo Escobar ka bërë një deklaratë të pazakontë për këngëtarin Frank Sinatra, duke e cilësuar një partner biznesi të babait të tij.
Sebastian Marroquín e përshkruan këngëtarin legjendar si një “shitës të mirë droge se sa këngëtar” në një intervistë për një gazetë braziliane. Ai ka thënë se artisti amerikan ishte një prej partnerëve të babait të tij në Miami.
I pyetur nga gazeta se sa i sigurtë ishte ai për këtë deklaratë, Marroquin ka thënë për “O Estado de Sao Paulo”: Ka më shumë këngëtarë se sa mund ta imagjinoni ju që kanë nisur karrierën e tyre falë sponsorizimit të trafikantëve të drogës. Nuk ka fatura, vetëm fjalë. Unë e di sepse ai ka qënë shumë i afërt me babain tim dhe ai dhe partnerët e tij kanë folur gjithmonë për të”.
Sebastian vijon më tej duke thënë se njerëzit mendojnë se karteli i drogës ekziston në kufirin e Meksikës me SHBA. “Ku është karteli i Miami? Apo ai i Nju Jorkut? Kush është koka e kartelit të Çikagos apo Los Angeles? Çdo kile kokainë që hyn në SHBA konvertohet në tetë me ndihmën e përpunimit. Kjo është një hipokrizi e madhe kur vjen puna te drogat”, ka thënë ai.
/ Top Channel
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...