Sapo Xing.al nisi transmetimin në Tv Klan, një nga risitë që u mirëprit menjëherë nga publiku ishte edhe banda muzikore live.
Këngëtarja Filloreta Raçi u bë pjesë e programit të çdo të shtune dhe bashkë me të ftuarit edhe ajo u kthye menjëherë në personazh. Me natyrën e saj sportive, Fifi bëri për vete të gjithë publikun, aq sa kur u largua, edhe Ermali u përball me një lum akuzash për “përjashtimin” e saj. Megjithëse vetë këngëtarja e ka thënë se nga Xing-u u largua për shkak të angazhimeve të saj artistike, skeptikët nuk kanë arritur ta besojnë plotësisht. Madje, edhe pasi u mbyll sezoni i parë e nisi i dyti, sërisht vazhdon të përsëritet pyetja për Fifin.
Sot, Filloreta ishte e ftuar në “Pop Culture” për të ndarë me publikun disa prej projekteve të reja muzikore dhe sezonin e ri të muzikës live në Tiranë. Së shpejti, ajo të sjellë para publikut versionin e dytë të këngës “Dashnia nuk është falas”, por ndërkohë po punon edhe për shumë tekste këngësh për kolegët e saj që do të marrin pjesë në festivalet e këtij viti.
Po megjithatë, nuk i shpëtoi dot pyetjes së përsëritur nga publiku: “Pse e hoqi Ermali nga programi?” Menjëherë, këngëtarja tha se nuk është e vërtetë që e hoqi Ermali dhe konfirmoi angazhimet e saj artistike: “Nuk më hoqi Ermali nga programi. Unë nuk kisha shumë kohë të merresha me emisionin. Edhe oraret nuk na përputheshin, kështu që m’u desh të tërhiqesha…” – tha ajo.
Për kureshtjen e Kelvit se sa paguhej në Xing, Fifi kishte vetëm një përgjigje: Po ti sa paguhesh këtu në Pop Culture?
Aktualisht, këngëtarja do të nisë sezonin e ri me muzikën live në Tiranë në një prej club-eve më të njohura të kryeqytetit.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen