Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën e intervistës në emisionin “Thumb”, ndërsa gazetaret e kanë pyetur për shumën më të madhe që i kanë dhënë ndonjëherë gjatë performancave të tij në dasma apo koncerte.
Mirëpo, duket se Ermalit nuk i pëlqen që t’i hedhin para në evenimentet ku ai interpreton.
“Nuk i pranoj më këto përshëndetje. Në dasmë edhe po, por në lokale jo”.
“Ka shumë raste kur njerëzit vijnë dhe hedhin lekë. Mua s’më pëlqen shumë. Ka dhe nga ata që pendohen të nesërmen që i kanë hedhur”, ka deklaruar këngëtari.
Ndryshe, Ermali pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij me titull, “Ai nuk ka me t’dasht si unë”, një klip që është pëlqyer shumë nga fansat.
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...