Drilon Shala publikon videoklipin e tij të parë (Video)

20:54 | 11 Qershor 2016
Arbresh.info

Këngëtari Drilon Shala, i cili famën e tij e mori në “The Voice of Albania 1” para pak qastesh, ka publikuar videoklipin e tij të parë.
Kënga titullohet “Pa ty”, dhe është një baladë shumë e lezetshme, transmeton Arbresh.info
Me tekst të Endrit Mumajesit dhe orkestrim të Endrit Shanit, Driloni përveç këngës na sjell edhe pamje shumë të mira verore të realizuara nga produksioni “Swart Albania” .
Ndryshe, Driloni njihet për mbrëmjet e shumëta live jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit, ai për Arbresh.info tregon se tashmë është në përgatitje të 2 këngëve të reja të cilat do të vijnë gjatë verës dhe që janë me më shumë ritëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale