Ciara në lidhje të re

12:19 | 24 Prill 2015
Arbresh.info

Është folur shumë kohëve të fundit për këngëtaren e famshme botërore Ciara, si për projektet e fundit muzikore ashtu edhe për jetën e saj personale.

Që pas ndarjes nga reperi i njohur Future, me te cilin e ka edhe një djalë, Ciara nuk është parë duke u shoqëruar me dikë.

Por, siç duket kjo gjë ka ndryshuar dhe këngëtarja ka vendosur ti jap fund vetmisë.
Burime të shumta e kanë parë atë duke u shoqëruar me Seattle Seahawks qendërmbrojtësin e Russell Wilsonit.

Dyshja në fjalë kanë shkuar se bashku edhe në Shtëpinë e Bardhë në darken e korrespodentëve.
Ata dukeshin të lumturë së bashku dhe ne shpresojmë që kjo lidhje te vazhdojë gjithmonë me këtë ritëm.

Shpërndaje në rrjete sociale