Brenda super festës së vajzës së Zaiminës

00:31 | 20 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Zaimina Vasjari ndau dje momente nga festa e mirëseardhjes së bebushit të saj të parë, një festë rozë, shumë rozë, sepse po vjen në jetë një vajzë.

E ndërsa tregoi se do ta quajë Khloe, Zaimina zbuloi më në fund edhe foto me barkun e rrumbullakosur, pasi i la të gjithë gojëhapur me barkun shumë të sheshtë në muajin e gjashtë. Por tani lindja po afron dhe barku nuk ka si të mos i duket.

Ajo postoi në Instagram fotot ku i duket barku i fryrë, ndërsa bën shaka me tekstshkruesin Olti Curri duke pyetur se çfarë mund ta ketë fëmijën ai, djalë apo vajzë shkruan anabel.

Ajo e konfirmoi lajmin e shtatzënisë në muajin e gjashtë, kur edhe postoi foto në të cilat dukej një bark shumë i sheshtë./Anabel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme