Bora Zemani për kunatën: Ja çfarë s’më pëlqen te Jonida Maliqi

18:56 | 13 Dhjetor 2020
A Z

Moderatoja shumë e njohur për publikun Bora Zemani është shprehur se te kunata e saj Jonida Maliqi, nuk i pëlqen se shfaqet më shumë serioze sesa është në të vërtetë.

“Dicka që nuk më pëlqen, nuk e di. Është njeri shumë i dashur, është shpirti i argëtimit kështu që nuk di çfarë ka të keqe. Duhet të jetë vetja më shumë në publik Jonida”, ka thënë Zemani.

E ftuar mbrëmjen e djeshme te “Shiko kush luan”, Bora gjithashtu u shpreh se ajo që i pëlqen më shumë te Jonida është stili i këngëtares.

Dy moderatoret e njohura i lidh dyshja e binjakëve Veshaj. Bora Zemani është në një lidhje me Donaldin, ndërsa Jonida me Romeon.

Të ngjashme