Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, përveç meje

13:05 | 21 Shkurt 2026
E.K

Ylli me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka shkaktuar të qeshura dhe habi me rrëfimin e saj të fundit në “Overheard Happy Hour”, ku foli hapur për një eksperiencë personale në jetën e saj sentimentale.

Këngëtarja zbuloi se një ish-partner, me të cilin kishte qenë në lidhje për tetë muaj, rezultoi të ishte gay.

“Të gjithë e dinin, përveç meje!” pranoi ajo me sportivitet, duke shtuar se ishte e vetmja që nuk kishte vënë re asgjë, ndonëse miqtë dhe madje edhe nëna e saj e kishin kuptuar të vërtetën shumë më herët.

Sipas saj, e vërteta doli në pah gjatë festave të Krishtlindjeve, duke i dhënë fund romancës që në fillim dukej “përrallore”.

Artistja foli hapur edhe për zhgënjimet në dashuri, duke ironizuar narrativën e përrallave. Ajo theksoi se njerëzit nuk duhet të dashurohen pas “fluturave”, pasi ato një ditë zhduken.

Sot, Bebe Rexha thotë se ndihet më mirë se kurrë. Ajo e mbylli intervistën me një dolli për veten, duke theksuar se të qenit një grua e pavarur dhe e lirë është arritja e saj më e madhe.

Të ngjashme