Nuk e kishte menduar se një monolog i tillë, ku në qendër të tij, ishte veshja e dy gazetareve sportive, konkretisht Ilda Bejleri dhe Bora Zemani, do të ngjallte kaq shumë debat.
Qëllimi i tij, të cilin e ka theksuar se nuk ka qenë në vetëvete një reagim për ato personalisht, por për fenomenin e zhveshjes.
Ky debat duket se mori një zhurmë mediatike.
Pavarësisht zhurmës që bëri, në momentin që të gjithë menduam se ky debat u largua nga vëmendja e publikut, është pikërisht Arian Çani ai që e rikthen në qendër të vëmendjes.
Moderatori i “Zonë e Lirë” në llogarinë e tij të Instagram-it ka postuar një foto të Ilda Bejlerit ku ajo shfaqet me një dekolte më të mbyllur se zakonisht.
“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?”, ka shkruar Çani krahas fotos së Ildës.
Mesa duket debati do të rihapet sërish.
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...