Këngëtari i famshëm operës, Andrea Bocelli do të performojë nga katedralja e zbrazët Duomo, në Itali.
Katedralja historike Duomo në Milano të Italisë, do të jetë e mbyllur për publikun për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Koncerti, i titulluar “Bocelli: Music for Hope”, do të transmetohet në kanalin e Bocellit në YouTube orën 19:00. në Itali.
Tenori italian do të shoqërohet vetëm nga organizatori i katedrales, Emanuele Vianelli. Ai ka planifikuar të performojë pjesë të shenjta si “Ave Maria” dhe “Sancta Maria”, tha Universal Music Group në një njoftim.
Universal Music Group po punon me qytetin e Milanos, Veneranda Fabbrica del Duomo, Sugar Music dhe YouTube për koncertin virtual.
“Këtë vit, Pashkët do të jenë shumë ndryshe për të gjithë ne,” tha Giuseppe Sala, kryetari i bashkisë së Milanos, në një deklaratë.
“Qetësia e gëzueshme që zakonisht vjen me këtë ditë, përcjellet me shqetësim nga pandemia që ne po përjetojmë. Jam i sigurt që zëri i jashtëzakonshëm i Bocellit do të jetë përqafimi që na mungon këto ditë, një përqafim i fortë, special, i aftë për të ngrohur zemrën e Milanit, Italisë dhe botës “.
I ndarë nga koncerti i Pashkëve, fondacioni i muzikantit ka mbledhur më shumë se 140,000 dollarë për spitalet në vendlindjen e tij në Itali, i cili është goditur më shumë nga pandemia e koronavirusit.
Ndryshe, Bocelli gjithashtu ka planifikuar të interpretojë në koncertin bamirës “Një botë: Së bashku në shtëpi” më 18 prill. /arbresh.info/
On Easter Sunday at 6PM UK, by invitation of the City and of the Duomo Cathedral of Milan, Italian global music icon Andrea Bocelli will give a solo performance representing a message of love, healing and hope to Italy and the world.
set your reminder: https://t.co/bAZZGFpKKF pic.twitter.com/v1PgZ0wPZE
— [email protected] (@AndreaBocelli) April 7, 2020
Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Me...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona