Mario Dedivanoviç me lot në sy ka deklaruar publikisht se është gej në fjalimin e mbajtur pasi mori çmimin “American Influencer Award”, i shoqëruar nga Kim Kardashian.
Me këtë rast, Albërije Hadërgjonaj është ndër të parat e cila e ka përkrahur grimerin shqiptar me anë të një postimi në Instagram.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri neve të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri ty qenien më të mirë ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Shumë krenare me ty“, ka shkruan Hadërgjonaj.
Ndërsa Mario në fjalimin e tij ka thënë: “Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve“./express

Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...