Albatrit Muqiqi paralajmëron dy projekte të reja

15:32 | 27 Qershor 2015
Arbresh.info
Këngëtari Albatrit Muçiqi ka paralajmëruar se gjatë verës do të vijë me dy projekte të reja.
Sipas këngëtarit me njërën këngë ai do të vijë solo ndërsa tjetra e cila do të vijë me vonë, do të jetë një bashkëpunim.

Këngëtari i cili nuk ka dashur të zbulojë se për kë bëhet fjalë,në profilin e tij në Instagram ka publikuar një foto së bashku me Genc Prelvukajn në studion e Black Fish.

Nuk dihet nëse dyshja do të vijnë së bashku në bashkëpunimin e përmendur nga Albatriti apo Genci po punon rreth projekteve të këngëtarit.

Sido që të jetë, zëri i Albatritit dhe puna e Genc Prelvukaj së bashku, pa dyshim premtojnë një hit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale