A ju kujtohet Mimoza e Big Brother, ajo është pjesë e klipit të ri të Ardian Bujupit (Video)

09:02 | 16 Maj 2016
Arbresh.info

Ardian Bujupi së fundmi ka publikuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri me titull “Na jena njo” në bashkëpunim me Dj Dalool, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët.

Kënga është pëlqyer shumë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo a e keni vënë re se kush është vajza në klip e cila shihet shumë afër Ardianit?!

Për të gjithë ata që nuk e dinë, ajo është Mimoza Krasniqi nga Gjakova, ish-banore në edicionin e dytë të Big Brother Albania, e cila përveç lojës në këtë reality show, mbahet mend për bukurinë e saj.

Ajo së fundmi shihet në klipin e ri të Ardian Bujupit dhe në disa skena ata janë shumë afër njëri-tjetrit, gjë të cilën mund ta shihni në klipin më poshtë.

Nuk dihet nëse ka diçka mes tyre, por kënga “Na jena njo” po dëgjohet gjithandej.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale